Site icon Telegrafi

Pagë më të vogël për tu bashkuar me klubin e ëndrrave: Kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë te Barcelona – as me Fabregasin e Mascheranon

Sa herë që Barcelona përballet me ndonjë operacion të vështirë për të nënshkruar me një lojtar yll, zakonisht flitet se lojtari në fjalë është i gatshëm të marrë një pagë më të vogël për t’u bashkuar me “klubin e ëndrrave”, megjithëse kjo nuk ka të bëjë me rastin e Cesc Fabregas dhe shumë të tjerëve.

Në verën e vitit 2019, kishte shumë spekulime për Neymarin dhe rikthimin e tij në Camp Nou, duke u thënë se braziliani do të heqë dorë nga një pjesë e pagës së tij në mënyrë që të kthehej te Barca.

Për më tepër, u tha se disa lojtarë të skuadrës aktuale do të pajtoheshin me kontrata të reja, duke i zvogëluar rrogat e tyre në mënyrë që të ndihmojnë Neymar të kthehet.

Ky ishte një trillim. Jo vetëm ky, por edhe për dy lëvizjet e fundit të mëdha të Philippe Coutinhos dhe Antoine Griezmannit.

Antoine Griezmann e Josep Maria Bartomeu . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Rasti Fabregas dhe rikthimi i parave

Fabregas ishte një nga lojtarët e parë, që u flit për këtë fenomen kur filloi të lidhej me një transferim te klubi katalunas, pasi më parë ai kishte qen edhe pjesë e La Masias.

Gjithçka nisi kur ai veshi një fanellë të Blaugranave gjatë festimit të Kupës së Botës 2010 dhe u desh pak kohë për të bindur Arsene Wengerin që ta shiste.

Marrëveshja u mbyll në vitin 2011 dhe u flite se Fabregas do të pajtohej që 3 milionë euro të hiqeshin nga paga e tij, sa merrte në veri të Londrës, në mënyrë që të ribashkohej me klubin e fëmijërisë.

Kjo ishte një gjysmë e vërtetë, që u krijuar për të ndihmuar në ekuilibrin e librave të klubit nga Kataluania me Fabregas që pranoi të merrte një pagë më të vogël ur shkoi në vitin e parë te Barcelona.

Derisa paga rritej çdo vit, për paratë që ai pranoi të hiqte dorë fillimisht në vitin e parë, klubi do të detyrohej juridikisht t’ia paguante atij  kur kontrata do të skadonte përfundimisht.

Kjo klauzolë u bë problematike kur Fabregas nënshkroi me Chelsean.

Njëjtë Barcelona kishte bërë edhe kur nënshkroi me Javier Mascherano nga Liverpooli.

Pra, në letër një lojtar shpesh merr një pagë më të ulët për të bërë lëvizjen e tij te Barcelona, por në praktikë ata gjithmonë i marrin ato para më vonë, në shumë raste edhe më shumë.

(Ky është rrëfim i gazetës MARCA në edicion e tyre: “Stories we Never Told”, një koleksion i rrëfimeve deri më tani, nuk ishin publikuar edhe pse ishin shkuar nga gazetarët e këtij mediumi)

/Telegrafi/

Exit mobile version