Site icon Telegrafi

Pagë marramendëse prej 500 mijë eurove në javë, Ederson drejt transferimit shokues në Arabinë Saudite

Klubet arabe po vazhdojnë t’i bindin yjet më të mëdha nga futbolli evropian për një lëvizje në Lindjen e Mesme.

Portieri i Manchester Cityt, Ederson duket se është në prag të një lëvizjeje të mundshme në Ligën Pro Saudite, me Al Nassr që thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me portierin brazilian.

Sipas gazetarit Gianluigi Longari , negociatat mes Al Nassr dhe Manchester City tani janë vendosur të fillojnë për ta përcaktuar çmimin e portierit.

Lexo po ashtu Man City çuditërisht po e shet një top yll që luan në ekipin e parë - Fabrizio Romano publikon detajet

Klubi me bazë në Riad po kërkon në mënyrë aktive një zëvendësues për ish-portierin e tyre të parë, David Ospina, i cili u largua pas skadimit të kontratës.

I etur për të siguruar shërbimet e Edersonit, Al Nassr ka paraqitur një ofertë joshëse prej 60 milionë eurosh në vit e shpërndarë në një periudhë dyvjeçare, e barabartë me një 490e,009 funte (580.000 euro) në javë, siç raportohet nga Cesar Luis Merlo.

Lexo po ashtu Klubet arabe shënjestrojnë katër yje në Ligën Premier – përfshirë dy lojtarë të Man Utd

Gjatë qëndrimit të tij në City, portieri 30-vjeçar ka fituar gjashtë tituj të Ligës Premier, dy FA Cup dhe një triumf në Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Pep Guardiolës. /Telegrafi/

Exit mobile version