Telegrafi

Pagat më të mira dhe më të dobëta të profesioneve në Maqedoni!

Menaxherët e marketingut janë punëtorët më të paguar në Maqedoni, kjo sipas treguesve të fundit të pagës së fituar në Statistikat e janarit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në të kundërtën punëtorët e tekstilit dhe ata që merren me përpunimin e lëkurës kanë të ardhura mujore prej 11,187 denarë, ose 11,926 denarë janë punëtorët më pak të paguar.

Byroja e Shtetit vuri në dukje pagat mesatare neto në muajin janar prej 22,254 denarë, që është një rritje prej 1.9% në krahasim me janarin e vitit 2015.

Të dhënat tregojnë se të ardhurat mujore prej 45,051 denarë ishin të punësuarit në sektorin e marketingut.

Më poshtë ata janë ranguar, ose 43.851 denarë arritën pagat e sektorit të trafikut ajror. Financierët kanë regjistruar një pagë prej 42.478 denarë dhe IT programerët në muajin e parë të vitit 2016 kanë pasur një rrogë mesatare prej 41,120 denarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në listë pagat më të vogla vërehen punonjësit në industrinë e drurit ku në janar paga mesatare ka qenë prej 13,519 denarë. Disa qindra denarë më shumë prej tyre marrin pastruesit e ndërtesave – një mesatare prej 13.746 denarë. Furnizuesit e ushqimeve kanë një rrogë mesatare prej 14,157 denarë.

Si jetohet në shtetet e rajonit me paga mesatare?

Në mesin e vendeve në ish-Jugosllavi, më mirë jetohet në Slloveni, e cila ka pagën më të lartë mesatare. Në vitin 2015, sllovenët kanë rritur pagat mesatare, kështu që tani ajo është 1004 euro.

Menjëherë pas tyre vjen Kroacia, ku paga mesatare është 748 euro dhe Bosnja dhe Hercegovina me 422 euro.
Pagë mesatare më të ulët marrin serbët, me 361 euro.

Maqedonia është gjetur në fund të listës. Paga mesatare nga statistikat e fundit nga janari i 2015 është rreth 350 euro. /Telegrafi/