Në listën e pagave të 24 trajnerëve të kombëtareve pjesëmarrëse në EURO 2016, Gianni De Biassi ndodhet i 14-ti.
Roy Hodgson i Anglisë, është përzgjedhësi me pagën më të madhe në Evropian. Për të stërvitur ‘Tre Luanët’, Hodgson paguhet me 5 milionë euro në vit (416.666 mijë euro në muaj).
Pas tij renditen Conte dhe Terim, të cilët paguhen respektivisht nga Italia dhe Turqia me 4.6 dhe 3.5 milionë euro në vit.
Sa i përket De Biasit, teknikut italian që udhëhoqi Shqipërinë drejt finaleve të kompeticcionit në fjalë, mësohet se paguhet me 280 mijë euro në vit (23.333 mijë euro në muaj).
Ka edhe nga ata trajner si Leonid Slutsky që e kryen punën pa para.