Mbretëresha Elizabeth II është në kërkim të punonjësve të kualifikuar.
Kjo është bërë e ditur në ueb-faqet zyrtare të familjes mbretërore “Royal Household”, transmeton Telegrafi.
Kjo po ndodh pasi që një 19-vjeçar tentoi të futet në pallatin Winsdor, brenda të cilit në ato momente gjendej edhe mbretëresha Elizabeth, princi Charles dhe Kamila.
Kështu nuk është për t’u habitur që aktualisht kanë nevojë për një oficer të ngarkuar për sigurinë e mbretit të ardhshëm të Britanisë dhe familjes së tij.
Britanikët po ofrojnë pagë vjetore prej 22.390 funte (26.800 euro) për 38 orë punë në javë, e punohet gjatë shtatë ditëve të javës.
“Është një mundësi fantastike të jeni pjesë e historisë 300-vjeçare të pallatit Kensington”, thuhet në shpalljen për vend të lirë pune. /Telegrafi/