Telegrafi

Paga e Pendarovskit rritet për 72 mijë denarë: Nëse nuk mund të kthehet, do të jepet donacion

Edhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski do të ketë pagë më të lartë këtë muaj.

Sipas përllogaritjeve të kabinetit të presidentit Pendarovski, rritja e pagës do të jetë për 72.156 denarë më shumë se paga që e ka pasur 93.356 denarë. Paga e pendarovskit është 254.025 denarë bruto.

“Nuk ka bazë ligjore për të kthyer mjetet në buxhetin e shtetit. Sa i përket dallimit mes pagës së vjetër dhe asaj të re, presidenti Pendarovski do ta dhurojë atë për qëllime humanitare për kategoritë sociale të bashkëqytetarëve tanë”, thonë nga kabineti i Presidentit.

Lexo po ashtu Talat Xhaferi politikani me pagën më të madhe në Maqedoni: Këto janë pagat e zyrtarëve me rritjen e re prej 78 përqind

Ata shtojnë se sa i përket rritjes së pagave, presidenti Pendarovski konsideron se është e nevojshme të gjendet një zgjidhje ligjore për uljen e pagave dhe presidenti pret që Qeveria sa më shpejt të dalë me propozim konkret.

Kujtojë se deri tani në Kuvend nuk ka propozime për ndryshimin e ligjit në mënyrë që të ndalohet rritja enorme e pagave për funksionarët e zgjedhur./Telegrafi/