Martin Odegaard është zyrtarisht një lojtar i Arsenalit për pjesën e mbetur të sezonit dhe ai madje mund të bëjë debutimin e tij këtë fundjavë kundër Manchester United.
I lodhur nga pritja e mundësive nën drejtimin e Zinedine Zidanes, ai kërkoi të largohej në afatin e dimrit dhe Real Madrid siguroi një huazim që do të jetë fitimprurës për të në Londër.
Odegaard do të shpërblehet shumë për ndeshjet me fanellën e Arsenalit, pasi sipas mediumit norvegjez VG, ka raportuar se paga e tij do të jetë 124,000 euro në javë.
First session! ?
?? Dani ?? Martin ??
— Arsenal (@Arsenal) January 27, 2021
Ai do të fitojë afër 2.5 milionë euro gjatë qëndrimit të tij në Angli dhe kjo është më shumë sesa do të kishte fituar në Real Madrid.
Mikel Arteta ishte gjithashtu faktori kryesor që Odegaard ka thënë “po” për këtë huazim, me trajnerin spanjoll që e ka thirrur lojtarin personalisht.
Ai i ka garantuar mesfushorit minuta që Zidane nuk po ia jepte.
✅ Can score and create
✅ Comfortable in tight spaces
✅ Versatile across the front lineHere’s the boss on what he expects from Martin Odegaard in the @PremierLeague ??
— Arsenal (@Arsenal) January 28, 2021
Dani Ceballos gjithashtu i kishte thënë Odegaard gjëra të mira për Artetën dhe kjo gjithashtu ndihmoi.
Ndërkohë, Real Madrid, do të fitojë 2 milionë euro për këtë huazim, si dhe kursen pagën e Odegaard deri në qershor. /Telegrafi/