Site icon Telegrafi

Paga e Liridon Latifit te Puskas Akademi, paratë e fituara nga Skënderbeu për shitjen dhe zëvendësuesit e tij nga Kosova

Liridon Latifi tashmë është zyrtarisht lojtar i Puskas Akademias në Hungari. Lajmi që dihej prej ditësh, sot është zyrtarizuar edhe me prezantimin e lojtarit. 

Lojtari i kombëtares shqiptare është në kulmin e karrierës, sepse me magjinë e tij Skënderbeu arriti të kualifikohet në fazën e grupeve të kompeticionit të dytë më të madh në kontinent.

Ai ka firmosur për vete një kontratë spektakolare, me pagë rreth 30 mijë euro në muaj. Klubi korçar ka përfituar rreth 800 mijë euro me shitjen e tij.

Lexo po ashtu Zyrtare: Latifi prezantohen te Puskas Academy

Puskás Akadémia ka një plan ambicioz për të ardhmen, kështu që Latifi besohet se ka bërë zgjedhjen e duhur, shkruan Telesport.

Pas shitjes së 23-vjeçarit, Skënderbeu ka siguruar shërbimet e dy anësorëve të tjerë nga Kosova, Suad Sahiti dhe Shend Kelmendi.

Bardhekuqtë, gjithsesi, ndoshta mund të bëjnë edhe një goditje të fundit pasi paratë nuk u mungojnë, sepse kanë arkëtuar rreth 3,3 milionë euro nga UEFA.

Latifi do të largohet menjëherë pasi e nënshkroi kontratën pasi është ftuar nga Cristian Panucci. Ai do të jetë i pranishëm për ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë me datat 2 dhe 5 shtator.

Exit mobile version