Telegrafi

Paga e lartë e mban Enriquen larg Chelseat

Luis Enrique është afër rikthimit si trajner, ndërsa destinacioni më i mundur mbetet Chelsea.

Por për këtë ka një problem, që nuk është edhe i vogël.

Spanjolli është njohës i gjuhën angleze dhe mbetet emri më i favorizuar që ta marr drejtimin e Chelseat për sezonin e ardhshëm.

Enrique ka fituar dy një herë Ligën e Kampionëve me Barcelonën

Por problemi i madh është paga pasi te Barcelona ai fitonte 19 milionë euro.

Të ky klubi ai fitoi dy herë kampionatin, një herë Ligën e Kampionëeve dhe tri herë Kupën e Mbretit.

Paga që e kishte te Barcelona është shumë e lartë, pasi Chelsea aktualisht e paguajnë Antonio Conte, 10 milionë euro, që është paga më e lartë që i është dhënë nj trajneri.

Conte, trajneri aktual i Chelseat (Getty Images)

Paga e lartë mund të shkaktojë problem në bisedimet e Enriques me Chelsean.

Nëse nuk arrihet marrëveshje me Enriquen, atëherë në listën mbeten, Thomas Tuchel dhe Maurizio Sarri. /Telegrafi/