Site icon Telegrafi

Pafuqia e Kosovës ndaj Serbisë rezulton me humbjen e 200 mijë eurove (Video)

Pafuqia e shtetit të Kosovës karshi atij të Serbisë, ka rezultuar me humbjen e rreth 200 mijë eurove në buxhet.

Kjo është shifra e përafërt e institucioneve përkatëse nga gjetjet e kontrabandimit me barna, të cilat vend të origjinës e kanë Serbinë, raporton KTV.

Ndërkaq, në Inspektoratin Farmaceutik thonë se kanë ushtruar autoritetin e tyre në shqiptimin e gjobave, por mbeten të hendikepuar për shkak të numrit të vogël të inspektorëve.

Nga nëntë sa janë gjithsej, katër inspektorë janë me kontratë të rregullt dhe pesë të tjerë sipas nevojës për inspektim në terren.

Të kontaktuar nga KTV-ja, zyrtarë të AKPM-së kanë thënë se në rast se ndonjë barnatore vepron në kundërshtim me ligjin ne fuqi për produkte dhe pajisje medicinale, apo në barna ilegale, ky institucion merr masa të mëtejme.

“AKPPM-ja mund të anulojë apo pezullojë një licencë të një subjekti te caktuar, vetëm me propozimin e Inspektoratit”, thuhet në përgjigje.

Përveç humbjeve në buxhetin e shtetit, të goditur nga kjo dukuri janë edhe prodhuesit vendorë, për produktet e të cilëve ka pasur pak lehtësime nga institucionet që të importohen në ndonjë vend tjetër.

Exit mobile version