Telegrafi

Paditet Zajmina, policia nis hetimin

Policia ka vendosur nën hetim Zajmina Vasjarin.

Burime nga policia thanë se janë dorëzuar në prokurori materialet hetimore ndaj Vasjarit, pasi është denoncuar nga një 39-vjeçare, notere, pasi i ka prishur studion ligjore.

Burime të SYRI.net thanë se, dy ditë më parë policia ka dërguar në prokurori dosjen ndaj Zajmina Ago Vasjari, 29 vjeçe, banuese në Tiranë, me arsim të lartë.

Hetimi ndaj saj ka nisur “sepse gjatë natës, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e marrë me qira, anë të ujit, ka dëmtuar studion ligjore në pronësi të Suela P., banuese në Tiranë”, thuhet në një njoftim të policisë.