Telegrafi

Paditet hakeri që vodhi Bitcoin në vlerë prej 5.5 milionë dollarësh

Gjiganti i gërmimit të Bitcoin, Bitmain, paditi një haker misterioz i cili thuhet se ka vjedhur Bitcoin nga një prej llogarive të kompanisë në një bursë.

Sipas padisë, Bitmain akuzon një haker që ka infiltruar llogarinë e kompanisë në Binance dhe për të mbajtur të fshehtë identitetin, hakerit jo vetëm që ishte përpjekur të tërhiqte monedhat e Bitmain, gjithashtu kishte përdorur Bitcoinët për të fryrë artificialisht çmimin e kriptovalutës MANA.

Vlera e MANA u rrit nga 0.12 në 0.34 dollarë pas transaksioneve të pazakonta brenda një ore dhe madje çmimi në tregjet botërore shkoi në 0.20 dollarë, një rritje me 30 për qind.

Lexo po ashtu Luhatja e çmimit të Bitcoin dekurajon 'gërmuesit'

Bitmain pretendon se nga kjo skemë ka humbur 617 Bitcoin ose 5.5 milion dollarë. /Telegrafi/