Telegrafi

Paditet Ed Sheeran, dyshohet se kopjoi Marvin Gaye

Ed Sheeran është duke u përballur me akuza për kopjim.

Një kompani e quajtur Structured Asset Sales po kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim duke pohuar se hiti i vitit 2014, “Thinking out loud” ësht kopje e Gayes, “Let’s Get it On”.

(Foto: Getty Images)

Sipas padisë që ka siguruar TMZ, kënga e Sheeran ka melodinë e njëjtë, ritmin, harmoninë, linjën e basit, tempin, synkopatinë dhe elemente tjera të hitit nga viti 1973 i Gaye.

Kënga e Aye ishte shkruar bashkë me Edward Townsend. Toënsend vdiq në vitin 2003 dhe kompania e lartpërmendur kishe blerë një të tretën e të drejtave të “Let’s Get it On”.

Kjo kompani thotë se kjo këngë nga albumi “X” i Ed Sherran shiti 15 milionë kopje dhe u dëgjua më shumë se një miliard herë në YouTube.

“Thinking out loud” arriti vendin e dytë në Billboard Hot 100 dhe ishte dominuar për regjistrimin e vitit, këngën e vitit dhe solo performancën më të mirë pop në ceremoninë e 58-të të Grammy në vitin 2016. /Telegrafi/