Policia e Ohrit ka paraqitur dy akuza penale për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe të krimeve të rënda kundër sigurisë së përgjithshme kundër S.Gj. (40) nga fshati i Ohrit Vellgoshti ku i shkaktuar lëndime një të miturit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me 2 shkurt të këtij muaji rreth orës 13:00 në deponinë “Bukovo”, S.Gj. i punësuar si roje në NP “Ohridski Komunalec” duke prerë një dru të ahut me një diametër prej 17 centimetra dhe një gjatësi prej 14.5 metra, ka lënduar fëmijën e mitur i lindur në vitin 2005 në Manastir.
I mitur së bashku me babain e tij, ka qenë duke qëndruar në një shatorr të deponisë “Bukovo”, ku S.Gj. ishte duke bërë prerjen e drurit. Druri në atë moment të prerjes me një sharrë elektrike ka ra te shatorri dhe e ka goditur fëmijën në kokë. Kur S.GJ. e ka vënë re lëndimin e fëmijës, së bashku me babain e të miturit e kanë transferuar menjëherë me makinën e tij në spitalin e përgjithshëm në Resnjë, ku me automjetin urgjent është transportuar në Manastir dhe për shkak të lëndimit të rëndë trupor, i mituri është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup. /Telegrafi/