Telegrafi

Padi penale ndaj tre shkupjanëve për pesë vjedhje të rënda

Foto: Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme – Shkup ka ngriutur padi penale ndaj katër personave D.J (35), Sh.E (50) dhe M.E (36) dhe ndaj një personi të panjohur, të gjithë nga Shkupi për shkak të kryerjes së veprës penale “vjedhje të rëndë”, edhe atë pesë herë.

Siç informojnë nga MPB, në periudhën prej 24 shtatorit të vitit të kaluar deri 13 prill të këtij viti, të paditurit kanë kryer tre vjedhje të rënda dhe dy vjedhje të rënda në tentim në popmat e benzinës, markete dhe barnatore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Njëri nga të paditurit (D.J) ka qenë në arrati nga burgu i Kumanovës që nga vitit 2015. Ai më 15 prill në një kafene në Shkup është arrestuar dhe është dërguar përsëri në burg, deri në përfundimin e dënimit deri në 2019.

Policia në ditën e njëjtë në Shkup, gjatë kontrolleve në shtëpitë e të paditurit të dytë dhe të tretë, ka gjetur dhe konfiskuar lëndë nga vepra penale, me çka ka arrestuar edhe ata.

I padituri i dytë Sh.E, është dërguar në burgun e Idrizovës, ku duhet të vuajë dënimin prej 11 muajve burg./Telegrafi/