Boksieri Manny Pacquiao ka thënë se Floyd Mayweather do ta këtë shumë të lehtë meçin me Conor McGregor.
Boksieri nga Filipinet do të ndeshet me australianin Jeff Horn me 2 korrik.
“McGregor nuk ka asnjë gjasë në këtë meç. Në fakt mund të bëhet shumë meç i mërzitshëm”.
“Nuk ka asnjë mënyrë, që ai të jetë në gjendje t’i japë një grusht Floydit. Si mund ta bëjë ai? Ai nuk ka përvojë profesionale në boks”.
“Floyd është një luftëtar i talentuar me mbrojtje të madhe. Lëvizë mirë me këmbë dhe reflekset e tij janë të shkëlqyera”.
“Unë mund të them Floyd Mayweather do të fitojë, sepse lufta është në boks, jo një luftë MMA. Pra, ky është një avantazh me Floyd”.
“Unë nuk mendoj se McGregor është në përputhje me boksin, boksin e pastër. Unë shpresoj se kjo të mos kthehet në një luftë të mërzitshme. Do ta shohim”, ka thënë Packman.
Mayweather ka një rekord prej 49 fitoreve dhe kërkon ta arrijë fitoren e 50-të. Ai kurrë nuk ka humbur asnjë ndeshje. /Telegrafi/