Telegrafi

Pacquiao i gatshëm për duelin me McGregor, por vetëm në boks! (Video)

Manny Pacquiao është shprehur i gatshëm që të zhvillojë një meç me Conor McGregorin, duke qenë se dueli i shumëpritur i irlandezit me Floyd Mayweather po vazhdon të ngecë.

Kampioni i dyfishtë i UFC-së është duke u munduar maksimalisht që të sigurojë një duel me pesëherë kampionin e botës në boks, mirëpo amerikani i famshëm po heziton.

Lexo po ashtu McGregor: Nëse nuk ndodh meçi me Mayweather, do të ndeshem me Pacquiaon (Video)

Kjo ka bërë që McGregor të kërkojë një ish-kundërshtar të Mayweather, të cilin boksieri që tash është në pension, sipas irlandezit, nuk ka arritur të mposhtë. Një prej tyre është filipinasi, ndaj të cilit Floyd ka fituar me vendim të gjyqtarëve.

Pacquiao është shprehur i gatshëm që të ndeshet me ‘Notorious’, por me kusht që ai ta ndërrojë tetëkëndëshin me ring.

Në boks? Në boks (do të ndeshesha me McGregor), por jo në UFC, vetëm në boks. Nuk i kam parë xhirimet e Conor duke ushtruar boks. Por nëse flasim për Conor McGregorin dhe boksin, është diçka tjetër. Boksi është ndryshe nga MMA (artet e kombinuara marciale)”, ka deklaruar Pacquiao për Fox Sports.

Në ndërkohë, McGregor ka filluar të ushtrojë boks dhe kjo është dokumentuar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/