Superstari i UFC-së, Conor McGregor mund të rikthehet në ringun e boksit më herët se sa është imagjinuar.
Ka qenë legjenda e boksit, Manny Pacquiao i cili e ka ngacmuar irlandezin për një ndeshje të vërtetë boksi.
Boksieri nga Filipinet, ka postuar në profilin e tij në Instagram një foto të irlandezit ku edhe ka kërkuar një ndeshje të vërtetë boksi.
“Gëzuar ditën e falënderimeve. Qëndroni në formë miqtë e mijë. Ndeshje e vërtetë boksi”, ka shkruar Pacquiao duke etiketuar edhe McGregorin.
Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga McGregor nëse do të pranojë një ofertë të tillë ose do ta refuzojë atë.
Kujtojmë që McGregor është kampion absolut për peshat e lehta në UFC, ndërsa ai pranoi të boksonte ndaj Floyd Mayweather.
Boksieri filipinas për herë të fundit në ring ishte në muajin korrik kur humbi nga australiani Jeff Horn. /Telegrafi/