Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se Vetëvendosje është pasuria më e madhe që e ka sot populli.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Vetëvendosje ishte dhe mbetet e vetmja forcë politike e cila nuk do të ndalet asnjëherë së punuari për drejtësi, barazi sociale dhe zhvillim ekonomik e shoqëror.
Postimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! është pasuria më e madhe që kemi sot si popull.
Imagjinojeni se si do të ishte Kosova sot po mos të kishte Lëvizjen VETËVENDOSJE! e cila asnjëherë nuk iu nënshtrua askujt dhe kështu na dha dhe vazhdon të na jap zemër dhe guxim të ngritemi kundër padrejtësisë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! ishte dhe mbetet e vetmja forcë politike e cila nuk do të ndalet asnjëherë së punuari për drejtësi, barazi sociale dhe zhvillim ekonomik e shoqëror. /Telegrafi/