Telegrafi

Pacolli: Vetëm AKR i ka njerëzit për ta për “Trepçën ndërmarrje multimiliardëshe”

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me rikthimin e “Trepçës” në pronësi të shtetit. Ai ka akuzuar Qeverinë e sotme se e njëjta përbërje kishte bllokuar kohë më parë projektligjin për rikthimin e “Trepçës” në pronësi të shtetit “për shkak të inateve urrejtjes patetike ndaj tij dhe AKR-së”.

“Siç e dini, projektligji për Trepçën, i punuar sipas rregullave të tregut që parashihej që Trepça të tërhiqet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) dhe t’i kthehet në pronësi minatorëve të Trepçës (pronësi të Kosovës), kaloi nga Qeveria e asokohe dhe mbeti në Kuvend për shkak se u bojkotua nga njerëzit te cilët sot qeverisin me Republikën e Kosovës. Janë të njëjtit individë që atëherë e bllokuan këtë projektligj, ata që sot flasin për Trepçën, derisa atëherë talleshin për shkak të inateve e urrejtjes patetike që kishin, në rend të parë, për mua personalisht dhe për AKR-në”, ka thënë Pacolli.

Atëherë ishte momenti shumë i duhur dhe ishin njerëzit e duhur, njerëzit e ekonomisë me shumë dituri e përvojë, me projekt praktik për të bërë Trepçën ndërmarrje multimiliardëshe.

Unë e di dhe ju garantoj qytetarëve të Kosovës se kjo qeveri, këta njerëz që sot flasin për Trepçën, nuk kanë as ide e as projekt për Trepçën. Ata vetëm flasin dhe nuk kanë ide si funksionon një ndërmarrje e tillë në ekonominë e lirë të tregut global. Ndoshta ata ende nuk e din se faktori ‘koha’ dhe ‘njeriu’ është shumë me rëndësi!

‘Gjërat përkryhen nga njerëzit e duhur në momentin e duhur’. Atëherë ishte momenti shumë i duhur dhe ishin njerëzit e duhur, njerëzit e ekonomisë me plot dituri e përvojë e më projekt praktikë në dorë.

Sot Qeveria e Kosovēs e ka detyrim me iu përmbajt projektligjit për Trepçën (për shkak të efektshmërisë ekonomike dhe strategjisë së zhvillimit ekonomik te vendit) ku unë dhe ministri Ismajli punuam vite me radhë!

Nëse Qeveria e Kosovës e shef të arsyeshme, ne mundemi t’ju ndihmojmë në arritjen e synimeve (në implementimin e projektit) për Trepçën, pa asnjë kosto për Qeverinë”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook! /Telegrafi/