Në Asamblenë e Gruas së Partisë Demokratike të Kosovës, kreu i këtij subjekti, Kadri Veseli, ka premtuar se në qeverisjen e ardhshme do të fuqizohet roli i gruas në vendimmarrje dhe do të hapen shumë vende të reja të punës. “Kosova do të jetë Zvicra e Ballkanit”, ka thënë ai me këtë rast.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
“Z. Kadri Veseli paska thënë që Kosova do të bëhet “Zvicra e Ballkanit”. Perfekt, e besueshme, po, do te bëhet sapo të dalni ju në OPOZITË. Na priftë e mbara!” (sic.), ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/