Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli uruar dy vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se formimi i ushtrisë ishte një ëndërr për të gjithë.
“Ushtria e Kosovës nuk ishte një meritë personale dhe se ajo ishte një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për popullin e Kosovës”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë:
Dy vjet më parë Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës. Një ëndërr për të gjithë ne, veçanërisht për ata që dhanë jetën për Kosovë. Ushtria e Kosovës nuk ishte një meritë personale, ajo ishte një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara për popullin e Kosovës. Sot, vajzat dhe djemtë e rinj janë pjesë e Ushtrisë, të gatshëm për t’i shërbyer vendit të tyre, kurdoherë! Urime! /Telegrafi/