Site icon Telegrafi

Pacolli uron Shqipërinë dhe Maqedoninë, thotë se Kosova shumë shpejt do të marr lajmin pozitiv për vizat

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë për marrjen e datës për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se edhe Kosova së shpejti do ta marrë lajmin pozitiv për viza.

Lexo po ashtu Draft-dokumenti i Këshillit të Evropës për Kosovën, vlerësohet ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë për vendimin pozitiv për hapjen e negociatave. Edhe Kosova do të marrë lajmin pozitiv për liberalizimin e vizave shumë shpejt”, ka shkruar Pacolli.

Këshilli Evropian në një draft dokument të publikuar ka dhënë konkluzione pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë lidhur me hapjen e negociatave.

Këshilli i Evropës planifikon që t’i hapë negociatat me këto dy vende në qershor të 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version