Site icon Telegrafi

Pacolli ultimatum Serbisë: Keni 7 ditë kohë për respektimin e marrëveshjes

Rrahim Pacolli, udhëheqës i delegacionit kosovar në bisedimet Kosovë-Serbi në fushën e sigurimeve sot ka qëndruar në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë, në Merdarë.

Ai, nga aty i ka dhënë ultimatum Serbisë që brenda shtatë (7) ditëve t`i lejojë veturat me targa RKS që të kalojnë në Serbi, në të kundërtën Kosova do të përdorë masat e njëjta ndaj veturave me targa serbe.

Pacolli ka qëndruar në Merdarë para gjysmë ore, ku kishte shkuar për të parë se si po zbatohet marrëveshja për lëvizje të lirë me Serbinë. /Indeksonline/

Exit mobile version