Telegrafi

Pacolli: Do të sigurojmë të gjithë ndihmën e nevojshme për familjen e dy fëmijëve që humbën jetën në Francë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas lajmit se dy fëmijë kosovarë në Francë kanë humbur jetën.

Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook tha se me dhimbje të thellë e mori lajmin, ndërsa theksoi se misioni diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për familjen në këto momente të vështira.

Lexo po ashtu Haradinaj: Tragjike lajmi për vdekjen e dy fëmijëve nga Kosova në Francë

“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme”, shkruan Pacolli. /Telegrafi/