Zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli sot ka takuar Jan Hecker- këshilltar për politikë të jashtme i kancelares gjermane Angela Merkel.
Pacolli e ka vlerësuar të rëndesishëm takimin me këshilltarin për politikë të jashtme të kancelares Merkel.
“Diskutim i rëndësishëm për reformat, rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe kordinimin e implementimit te agjendës tonë si shtet. Bashkëpunimi ekonomik me Gjermaninë mbetet prioritet i yni si shtet”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Telegrafi/