Site icon Telegrafi

Pacolli takohet me Mogherinin, kërkon liberalizimin e vizave

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, të parës së diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i ka thënë se “liberalizimi i vizave është hapi vendimtar që duhet kryer tani, sepse ndikon fuqishëm në perspektivën e të rinjve kosovarë që janë të edukuar mirë, me mendje të hapur dhe për një Kosovë me frymë të re evropiane”.

“Edhe shefja për politikë të jashtme të BE-së, ka ndarë të njëjtin vlerësim për rininë dhe shoqërinë kosovare, duke theksuar se viti i dytë i mandatit të këtij Komisioni do të jetë vendimtar për integrimin evropian të rajonit, të Kosovës dhe pse jo për çështjen e liberalizimit të vizave në veçanti”, thuhet në kumtesë.

Në vazhdim të takimit është diskutuar edhe për fazën e re të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në lidhje me këtë çështje, Pacolli ka rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për dialog, duke konsideruar se është shumë e rëndësishme që të ketë një afatizim kohor, përderisa Mogherini ka kërkuar zotim nga pala kosovare për implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash. /Telegrafi/

Exit mobile version