Ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli ka thënë se sot është një ditë e madhe për Kosovën.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se sot Komisioni Evropian në Bruksel do t’i jep fund izolimit të qytetarëve.
“Sot është ditë e madhe për Kosovën europiane. Izolimit të padrejtë për qytetarëve po i vie fundi. Sot do të marrim raportin pozitiv për vizat si hap i parë drejt liberalizimit”, ka shkruar Pacolli.
Ai ka theksuar se Kosova në BE dhe NATO është është ëndrra përbashkët.
Ndryshe, sot pritet që të jepet vendim pozitiv për plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave për Kosovën. /Telegrafi/