Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli që është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës Behgjet Pacolli pas ngjarjeve në Ukrainë ka kërkuar që të mbështetet më shumë ushtria.
“Ngjarjet në Ukrainë na kujtojnë rëndësinë e vetëmbrojtjes dhe te pasurit e një ushtrie të fortë”.
I pari i AKR-së, thotë se Fondi për Ushtrinë e Kosovës duhet të mundësohet sa më shpejt.
Ai madje thotë se kjo mund të bëhet edhe me fonde vetanake.
“Ta mbështesim atë [fond] edhe me fonde vetanake!”, ka thënë Pacolli.
Ditëve të fundit është shtuar debate në lidhje me investimet e Kosovës në mbrojtje.
Ekspertë të ndryshëm kanë vlerësuar se Kosova ka një ushtri jo shumë të pajisur mirë në rast se do të përballet me ndonjë agresion të jashtëm./Telegrafi/