Telegrafi

Pacolli: Qytetarët të votojnë për një jetë më të mirë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka votuar para pak çastesh.

Pacolli pas votimit tha se shpreson që të dalin sa më shumë qytetarë në votime, transmeton Telegrafi.

“Shpresoj që të dalin qytetarët të dalin në zgjedhje të votojnë për një jetë më të mirë, shpresoj qe kjo ditë të shkojë mirë e të shërbejë edhe për të tjerët”, ka thënë Pacolli para mediave.

AKR në këto zgjedhje garon me një listë të përbashkët me LDK-në. /Telegrafi/