Zëvendësministri njëherësh edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës , Behgjet Pacolli ka takuar homologun e tij nga Sllovakia, Miroslav Lajçak.
Gjatë këtij takimi Pacolli dhe Lajçak kanë diskutuar për lidhjet në mes të dyja vendve.
Postimi i plotë i Pacollit:
Pas një programi shumë të zënë dhe të suksesshëm në Afrikë, u ktheva në Kosovë për të mirëpritur miqtë dhe partnerët tanë nga Republika Sllovake.
Në rezidencën time kisha nderin të pres Miroslav Lajçák, Ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Kryesuesin e rradhës të OSBE-së dhe ekipin e tij.
Ne diskutuam për çështjet me rëndësi jo vetëm në lidhje me vendet tona, por të gjithë rajonin.
OSBE është një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe misioni i tyre në Kosovë gjatë dhe pas luftës ka luajtur një rol historik për Kosovën. /Telegrafi/