Site icon Telegrafi

Pacolli përgëzon LVV-në dhe LDK-në për arritjen e koalicionit

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka përshëndetur arritjen e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pacolli ka thënë se Kosovën e presin shumë punë dhe sfida.

“Përgëzoi VV dhe LDK për punën e tyre të palodhur derisa arritën konsensus për të qeverisur Kosovën së bashku për mandatin e tyre të ardhshëm. Kosovën e presin shumë punë dhe sfida…Urime e punë të mbarë”, ka shkruar ai.

Koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së është arritur mëngjesin e sotëm.

Kurti dhe Mustafa përmes një konferencë të përbashkët për media, kanë pohuar se Qeveria do t’i ketë 15 ministri.

Seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 11:00./Telegrafi/

Exit mobile version