Site icon Telegrafi

Pacolli për seancën e zgjedhjes së presidentit: Nuk fjeta deri në orën 3 të natës, Osmanit ia sigurova dy vota

Behgjet Pacolli ka rrëfyer në detaje përpjekjet e tij për sigurimin e votave PRO Vjosa Osmanit në seancën e zgjedhjes së presidentit.

Presidenti i AKR-së ka treguar komunikimet që kishte me këta dy deputet, një shqiptar e tjetrit nga pakicat serbe.

“E di se nuk kam fjetur deri në orën 3 të asaj nate dhe për mua do të thotë ora 3 të asaj nate ka qenë e qartë se të nesërmen se do të zgjedhet presidenti. Unë kam qenë në komunikim me zonjën Albena Reshitaj, por edhe me deputetin e Listës Serbe Adem Hoxha, besoj se kam ndihmuar, sa është ai kontribut se di… por kam qenë i involvuar tërë kohën dhe në një far mënyre i kam informuar eksponentet e koalicionit (Kurtin e Osmanin)  se çdo gjë do të jetë në rregull”, ka thënë Pacolli në Blic Interview.

Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës me 4 prill pas një përpjekje të dështuar një natë më herët.

Osmani  u zgjodh në raundin tretë që ishte final për përcaktimin e presidentit të ri të vendit.

Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë,  ndërsa Osmani mori 71 vota për dhe 11 të pavlefshme, të nevojshme për kreun e shtetit.

Exit mobile version