Telegrafi

Pacolli për largimin e Bahtirit: AKR ka ekzistuar, është dhe do të ekzistojë

Kryetari i Aleancës Kosova e RE (AKR), Behgjet Pacolli nuk ka dashur të komentoj largimin e Agim Bahtirit nga partia e tij, i cili pritet që sot zyrtarisht t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se nuk merret me individë dhe se nuk hidhërohet me askënd.

Pacolli po ashtu tha se AKR si subjekt politik ka ekzistuar, është dhe do të ekzistojë gjithmonë.

Lexo po ashtu Agim Bahtiri sot zyrtarizon kalimin e tij në Vetëvendosje

“Nuk merrem me persona, AKR ka lindur si subjekt politik, në AKR kanë ardhur njerëzit janë edukuar kanë marr forcë e kanë marr si tranpolinë kanë shkuar dhe AKR është këtu gjithmonë. Ne jemi liberal nuk hidhërohemi me njerëz që vijnë dhe shkojnë. Vlerë të madhe i japim vetëdijes së njerëzve. Nuk do merrem me persona, nuk do të merrem me njerëz do merrem me subjektin politik AKR ka ekzistuar, është dhe do të ekzistoj ”, tha ai.

Kujtojmë që kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të zyrtarizojë sot kalimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje./kp/