Telegrafi

Pacolli: PE-ja do të angazhohet që regjimi i vizave për kosovarët të hiqet sa më shpejtë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka takuar zv/presidentin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Parlamenti Evropian do të bëjë gjithçka që është e mundur që regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës të hiqet sa më shpejtë.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Zhvillova një bashkëbisedim të rëndësishëm me Zëvendës-Presidentin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk dhe shoqëruesit e tij. Parlamenti Evropian do të bëjë gjithçka që është e mundur që regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës të hiqet sa më shpejtë. Presim që t’i festojmë festat e fundvitit në Evropë pa viza. /Telegrafi/