Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur sot takim me të rinj të Prizrenit, ku i pranishëm ishte presidenti i partisë, Behgjet Pacolli.
Para dhjetëra të rinjve, lideri i AKR-së, është shprehur se ndihet krenar që gjatë kësaj qeverisje ministrat e AKR-së nuk kanë pasur asnjë skandal.
Ai po ashtu tha se AKR është parti me program të qartë liberal, që vendimet i merr bashkë me strukturat e partisë.
“Rinia jonë mund dhe duhet të udhëheq shtetin, një shtet i ri kërkon energji të reja, andaj mos e humbni shpresën, ardhmëria është në duart e juaja, ka ende qytetarë e lider që ia duan të mirën vendit, andaj ju duhet të rrugëtoni me ta”, deklaroi presidenti Pacolli.
Pacolli me tej foli edhe për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova dhe qytetaret e saj.
“Kosova ende nuk ka sigurim social, nuk ka fond pensional, rinia jonë ende bredhet rrugëve në mungesë të perspektives për ta.
Në fund Pacolli i ftoj të rinjtë që bashkë të bëjmë ndryshimin që i duhet Kosovës.
Në këtë takim nga niveli qendror morën pjesë edhe deputeti, Islam Pacolli, zv.Ministrat Vuniqi e Makolli, si dhe Jetlir Zyberaj e Gent Begolli.