(E plotësuar 12:41) Nga Partia Demokratike e Kosovës në një përgjigje për Telegrafin kanë thënë se Pacolli e ka ndërruar karrigen vetëm për shkak të biseduar me kolegët e tij deputetë.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka ndryshuar karrigen në Kuvendin e Kosovës.
Në seancën plenare të së enjtes, ai është ulur pranë deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Nuk dihet arsyeja se pse Pacolli i është bashkuar Grupit Parlamentar të PDK-së.
Megjithatë, ajo që dihet është se në këtë legjislaturë Pacolli është anëtar i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë me të parin e AKR-së dhe me zyrtarë të PDK-së, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm. /Telegrafi/