Site icon Telegrafi

Pacolli: Ndjehem i tradhtuar nga PSD-ja

Foto: Arkiv

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në debat Plus në RTV Dukagjini, duke komentuar koalicionin e lidhur me NISMA-a, është shprehur se ndjehet i tradhtuar nga Partia Social Demokrate e udhëhequr nga Shpend Ahmeti.

“Unë  kam biseduar me PSD, ishim të hapur për bashkëpunim, unë nuk kam qenë në Kosovë në kohën kur është lidhur koalicioni PSD-AAK.  Do të ishte e rrugës që të më njoftonin para se të bëhet ky koalicion, pasi ishim duke biseduar për një bashkëpunim, nuk e di se për çfarë janë ngutur”, ka deklaruar Pacolli.

Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se dyert e koalicionit NISMA-AKR, mbeten të hapura mbas zgjedhjeve për partitë e tjera.

 

Exit mobile version