Telegrafi

Pacolli: Mospjesëmarrja e Kosovës në takim e gëzon Serbinë, Kurti e refuzoi ftesën pa arsye

Foto: Arkiv

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Procesit të Berlinit në Tiranë, e ‘gëzon shumë Serbinë’.

Pacolli ka thënë se kjo është mungesë totale e përgjegjësisë së Qeverisë Kurti, transmeton Telegrafi.

“Mos pjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Samitit të Berlinit, pa mar parasysh faji i kujt është, që tani Kryesohet nga Shqiperia është lajmi më i keq që mundet me i ndodh Kosovës. Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty jane bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pas parasysh se Serbia gjithmonë ka qene refuzuese ndaj pjesëmarrjes se Kosovës. Mos pjesëmarrja e Kosovës e gëzon shume Serbinë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Lexo po ashtu Qeveria: Kurti u ftua nga Rama në takimin joformal, nuk merr pjesë për shkak se ndodhet në Greqi

Tutje, ai ka thënë “Keqardhja ime është mungesa totale e përgjegjësisë së Qeverise dhe kryeministrit që përkundër se ishte i ftuar, refuzoi pa asnjë arsye”. /Telegrafi/