Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka vizituar degën e AKR-së në Mitrovicë, ku ka zhvilluar një takim me koordinatorin e degës, Nusret Qubreli dhe anëtarët tjerë.
Në njoftimin e bërë për media nga AKR thuhet se në takim u konfirmua edhe një herë që Aleanca Kosova e Re, pavarësisht individëve mbetet e fuqishme siç ka qenë që nga themelimi i saj në vitin 2006.
Tutje në njoftim thuhet se, Pacolli para anëtarëve të degës shprehu falënderimin e tij për angazhimin dhe besimin që qytetarët mitrovicas po i japin AKR-së dhe vizionit të tij për zhvillimin e vendit.
“Dyert e AKR-së mbeten të hapura, për të gjithë atë që ia duan të mirën asaj, për të gjithë ata që me sinqeritet duan të punojnë me ne që bashkë t’i kthejmë dinjitetin qytetit të Mitrovicës”, ka pohuar Pacolli.
Lideri i Aleancës Kosova e Re, në fund të këtij takimi ka falënderuar të gjithë anëtaret dhe simpatizantët e AKR-së, duke siguruar ata që ai do të jetë pranë tyre dhe kështu me përkrahjen e tyre dhe me një program zhvillimor koalicioni AKR-NISMA-PD do të dalë fitues në Mitrovicë./Telegrafi/