Telegrafi

Pacolli merr mbështetjen e deputetit të Parlamentit Evropian

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka postuar një video-mesazh mbështetës nga miku i tij Ilhan Kyuchyuk- deputet i Parlamentit Evropian dhe zv.President i ALDE-së.

“Me miq si Kyuchyuk, e ardhmja e Kosovës në Bashkimin Evropian është e sigurtë. #AKR122”, ka shkruar Pacolli në Facebook, duke ia bashkangjitur psotimit video-mesazhin.

Të përkujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit partia e Behgjet Pacollit garon si pjesë e koalicionit NISMA-AKR-PD.