Telegrafi

Pacolli kthehet përsëri në Zvicër, për t’u bashkuar me familjen e tij

Kryetari i Alencës Kosova e Re Behgjet Pacolli është rikthyer në Zvicër ku është bashkuar me familjen e tij.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këtë vendim e mori për shkak se familja e tij nuk mund t’i bashkohet atij në shtëpinë e tyre në Prishtinë.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Sot kam udhëtuar për në Zvicër për t’u bashkuar me familjen time pasi në kufizimet aktuale në Kosovë, fëmijët e mi nuk mund të më bashkohen në shtëpinë time në Prishtinë. Shpresoj së shpejti ta kalojmë këtë pandemi dhe jeta jonë të kthehet në normalitet”, ka shkruar Pacolli.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës u kthye në Kosovë me aeroplanin e tij privat nga Tirana, ku kishte shkuar fillimisht prej shtëpisë së tij në Lugano.

Ai ka kritikuar shtetin e Kosovës për kërcënime, dhe mos mundësi të kthimit në vendlindje, për shkak të kërkesës për karantim 14 ditor. /Telegrafi/