Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se Kosova nuk i njeh të ashtuquajturat pasaporta të Rusisë për banorët e Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës.
Pacolli shkruan në Twitter se Kosova mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
“Kosova nuk i pranon të ashtuquajturat pasaporta që lëshon Rusia për qytetarët e Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainë. Kosova përkrah fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Rusia duhet të ndaloj ndërhyrjen e paligjshme në Ukrainë dhe të largoj trupat e saj nga aty”, shkruan shefi i diplomacisë kosovare.
#Kosovo does not recognize the Russian issued so-called passports to Donetsk and Luhansk residents in #Ukraine. #Kosovo strongly supports the sovereignty and territorial integrity of Ukraine. #Russia must stop illegal interference in Ukraine & withdraw its troops. @MFA_Ukraine
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) August 5, 2019