Telegrafi

Fitore Pacolli: Kosova edhe këtë vit pa liberalizim të vizave

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në një konferencë për media ka thënë se këtë vit Kosova nuk do të ketë liberalizim të vizave.

Pacolli në këtë konferencë tha se Kosova nuk ka bërë asnjë hap konkret drejt procesit integrues.

“Sapo u ktheva nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropianë bashkë me zyrtarët e BE-së. Nga mbledhja pamë nuk do te ketë liberalizim të vizave këtë vit. Kjo është shumë e qartë se Kosova nuk ka bërë ndonjë hap konkret drejt Integrimit Evropian. Kosova nuk do të ecë tutje drejt liberalizimit të vizave”, ka thënë Pacolli.

Ajo po ashtu rikujtoi se mbi deputetët e Kuvendit të Kosovës është bërë presion për të kaluar marrëveshjen e Demarkacionit, pikërisht për shkak të procesit të liberalizimit të vizave. /Telegrafi/

Foto: Arkiv