Site icon Telegrafi

Pacolli i kërkon BE-së ta penalizojë Serbinë

Zëvendësministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli në takimin e MSA në Bruksel, ka theksuar se askush nuk reagonte kur Serbia e BeH shkelnin CEFTA-n, se Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut, dhe obstrukcionet e saj kundër Republikës së Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook se ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës.

“Në fjalimin tim në takimin e MSA në Bruksel, sikurse në shumë sqarime që i kam bërë BE-së në të kaluarën, theksova se askush nuk reagonte kur Serbia e BeH shkelnin CEFTA-n, se Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut, dhe obstrukcionet e saj kundër Republikës së Kosovës. Ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës. Është koha për korrektësi dhe penalizim të Serbisë nga ana e BE, këtë e kërkova me ngulm “, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version