Site icon Telegrafi

Pacolli kërkon që Merkel të përfshihet në zgjidhjen e problemeve në Ballkan

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dalë me idenë për përfshirjen e kancelares gjermane Angela Merkel në zgjidhjen e problemeve me Serbinë.

Ai konsideron se Merkel përveç se një udhëheqëse e madhe, është edhe një grua gjeniale dhe se konstruktiviteti, korrektësia dhe fuqia e saj në zgjidhjen e problemeve, e bën të domosdoshëm përfshirjen e saj në zgjidhjen e problemeve në Ballkan.

Këto komente numri dy i Qeverisë së Kosovës i bëri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Gjithmonë kam konsideruar se Angela Merkel përveç se një udhëheqëse e madhe, është edhe një grua gjeniale. 
Konstruktiviteti, korrektësia dhe fuqia e saj në zgjidhjen e problemeve, e bën të domosdoshëm përfshirjen e saj në zgjidhjen e problemeve në Ballkan.

Exit mobile version