Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u ka kërkuar ambasadorëve të huaj në Kosovë që të reagojnë në lidhje me rastin e tij, ku gjatë ditës së sotme u bë kryetemë, për shkak të kthimit të tij nga Zvicra në Kosovë. Ndaj thirrjes së Pacollit ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.
Pacolli, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se do të pres që të reagojnë disa nga ambasadorët e huaj në Kosovë.
“Dua të shoh sesa parimorë do të jenë Viola von Cramon, Natalyia Apostolova, Christian Heldt, Philip Konsett rreth pengesave që qeveria u bën atyre që nuk mendojnë si Kurti në Parlament. Komuniteti Ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë i heshtur ndaj veprimeve antikonsensuale të Kurtit”, ka shkruar Pacolli.
Teksa, këtij postimi i është përgjigjur, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka thënë se në lidhje me këtë nuk mund të jap ndonjë këshillë në lidhje me situatën, për shkak se vet ai është i mbyllur në Kosovë që nga 13 marsi.
Po ashtu, siç shkruan Heldt, edhe stafi diplomatik është në Kosovë, në përjashtim të disave që ishin në Gjermani për pushime dhe kanë mbetur atje.
“Kam frikë se nuk mund të ofroj këshilla praktike për këtë temë. Unë nuk e kam lënë vendin Kosovën që nga mbyllja e 13 marsit, dhe as ndonjë prej stafit tim diplomatik; puna dhe shtëpia jonë janë këtu. Disa që ishin me pushime kanë ngecur në Gjermani, asnjëri nuk ka mundur të kthehet deri më tani”, shkruan Heldt. /Telegrafi/
I’m afraid I cannot offer practical advice on this subject. I have not left my host country Kosovo since March 13th lockdown, neither have any of my diplomatic staff; our work and home is here. A few who were on holidays are stuck in Germany, none have been able to return so far.
— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) April 28, 2020