Telegrafi

Pacolli jep lajmin e madh: Ballisti nuk ekstradohet në Serbi

Prej muajsh fati i Ballist Morinës ishte në duart e autoritete kroate pasi gjendjen në burgjet e tyre.

Ai ishte ndalur në Kroaci në muajin qershor të vitit 2017 kur po kalonte kufirin Mali i Zi – Kroaci pa dokumente.

Për të kishte një urdhër arrest nga shteti serb, pasi Ballisti ishte i dyshuari kryesor për ngritjen e dronit në ndeshjen Serbi – Shqipëri, që ishte ndërprerë.

Kishte shumë frikë nga familjarët që ai do të ekstradohet në Serbi, por zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherit ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka njoftuar që kjo nuk do të ndodh.

“Jam shumë i lumtur të njoftoj për mos-ekstradimin e Ismail Morinës nga organet kroate. Për këtë i falënderoj miqtë tonë kroat, në veçanti ministrin Boshnjakoviq, i cili sot nënshkroi vendimin”, thuhet në njoftimin e Pacollit.

Morina ka pasur leje qëndrimi në  Itali, por dokumentet e tij kanë qenë të konfiskuara nga autoritet italiane. /Telegrafi/