Site icon Telegrafi

Pacolli: Gjermania me të gjithë mekanizmat e saj mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar takim me me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Mass në Varshavë të Polonisë.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se Gjermania me të gjithë mekanizmat tanimë mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

Postimi i plotë:

Lajm fantastik nga ministri i jashtëm gjerman, Mass.

Në Varshavë, zhvillova një takim bilateral me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass, i cili tashmë konfirmoi se Gjermania me të gjithë mekanizmat e saj mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën. Partnerë si Gjermania, kanë ndihmuar çlirimin, pavarësimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës, ndërsa sot na mbështesin në zhvillimin e vendit tonë.

Me homologun tim Mass biseduam gjithashtu për raportet që duhet ti intensifikojmë ndërmjet dyja vendeve tona.

Gjermania si njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës vazhdon mbështetjen e madhe për Kosovën. I inkurajuar jashtëzakonisht shumë me mbështetjen e madhe gjermane për, vazhdimin e dialogut me Serbinë, rëndësinë e këtyre bisedimeve dhe arritja e një marrëveshje në mes dy shteteve në afat sa më të shkurtër.

Njoftova ministrin Mass për platformën e dialogut e cila ditë më parë u miratua në Kuvendin e Kosovës, dhe për gatishmërinë e palës kosovare për rifillim të dialogut.

I shpreha edhe shqetësimet për kampanjën agresive dhe shpifëse të Serbisë rreth njohjeve të shtetit të Kosovës. Mass theksoi rëndësinë e takimit të datës 29 prill ku janë të ftuar të gjithë liderët e Ballkanit Perendimor me ftesë të Angela Merkel dhe presidentit francez, Macron./Telegrafi/

Exit mobile version