Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli, i është gëzuar zgjedhjes së kongresistit Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.
“Lajm i shkëlqyeshëm në një moment të rëndësishëm nëpër të cilin po kalon Republika e Kosovës, është zgjedhja e Kongresistit, Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan”, ka theksuar Pacolli.
Më tej Pacolli thotë se Engel ishte me shqiptarët, kur miqtë nuk ishin të shumtë.
” Engel ishte pranë nesh, kur e ardhmja e jonë nuk ishte edhe aq e sigurt. Engel ishte me ne në luftë, në paqe, në okupim, në liri. Për Kosovën, Engel është hero i cili bashkëndjeu me të gjitha momentet tona, njëherësh maratonist i politikës përkrahëse të SHBA-ve, për popullin dhe shtetin më proamerikan në botë”.
Mirënjohje e përjetshme për përkrahjen e përhershme të Engel, miqve amerikan, dhe SHBA-ve, vendit dhe popullit të cilin e admirojmë pafund. Paq fat, shëndet e sukses, miku ynë, miku i Kosovës, Enge” ka shkruar Pacolli në Facebook./Telegrafi
I’m honored that my colleagues have unanimously elected me chairman of the Foreign Affairs Committee. Congress has an important role to play in foreign policy, and I’m committed to making sure we live up to those responsibilities.
— Eliot Engel (@RepEliotEngel) January 4, 2019